MENU
klinika

“Arrestimi i liderit të opozitës, i pafalshëm”

Ndoka: Berisha ia prishi planet dhe gjumin Lulit e Ramës

12.01.2024 - 19:27

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë pjesë në tubimin poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha së bashku me mbështetësit e këtij të fundit.

Ndoka u shpreh se arrestimi i ish-kreut të qeverisë Berisha është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm.

Ai shtoi se Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj. Ndoka vijoi duke thënë se Berisha “ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës”.

Ne nuk jemi kundër drejtësisë, është e pafalshme që liderit të opozitës i hiqet e drejta e komunikimit. Është një luftë e pastër politike. Berisha është pengesë reale e qeverisë së Ramës, është i vetmi burrë shteti që kishte guximin për të akuzuar me prova këtë kryeministër arrogant. Kjo e ka trembur atë, por e kanë akoma më frikë sepse çliroi PD-në, ish-kreu i të cilës u kap peng. Berisha ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës.