“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës tregon që jam prekur nga myku?
Mjeku: Myku i lëkurës (Tinea Versicolor). Ky infeksion mykotik ndikon në pigmentimin e lëkurës, ose ngjyrën normale, duke shkaktuar njolla të lehta ose të errëta. Dëmtimi i lëkurës, së bashku me nxehtësinë dhe lagështinë, mund të çojnë në infeksion. Gjendja zakonisht shfaqet në shpatulla, qafë dhe në trup.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.