30.01.2024 - 14:22
Milani është në kërkim të një mbrojtësi këto orë të fundit të merkatos, teksa pista “Demiral” bëhet mjaft e vështirë për shkak se Al-Ahli nuk e lë të lirë.
Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë në plane që të transferojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Edhe me ardhjen e De Rosit, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës, me këtë të fundit që kërkon ta largojë menjëherë në mënyrë që të ketë vend për Anxhelinjon.
Milani është i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve me Romën për Kumbullën, i cili shihet si opsion i vlefshëm.