Vaji i ullirit njihet si eliksiri i jetëgjatësisë prej përbërësve me antioksidantë dhe vitamina. Ndaj përdorimi i përditshëm është esencial për një dietë të shëndetshme.
Nëse pi një lugë vajë ulliri çdo mëngjes esëll përfitimet që ka trupi janë të shumta, por për këtë teori ka edhe disa kontradikta ndaj duhet treguar kujdes me sasinë.
Ndihma në formimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre është një nga kryesoret. Vaji i ullirit ka aftësinë të ulë riskun e sëmundjeve kardiovaskulare, është aktiv ndaj uljes së kolesterolit, ndihmon sistemin imunitar që të luftojë dhe është shumë i fuqishëm ndaj plakjes. Gjithashtu, ka përmbajtje që ndihmon për të luftuar qelizat kancerogjene.
Sipas studimit të publikuar në “The Journal of the American College of Cardiology” konsumimi i përditshëm i dy lugëve vaj ulliri e ul ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe zhvillimit të problematikave të frymëmarrjes.
Nëse e pi esëll je duke i dhënë trupit shtysën që i duhet për të nxitur tretjen, për të mbrojtur stomakun, për të detoksifikuar veshkën etj.
P.S.: Duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun nëse duhet ta përdorni, apo për sasinë që duhet të konsumoni.