MENU
klinika

Aromë lufte?

Nga “Javelin”, te helikopterët dhe avionët luftarakë, si po armatoset Ballkani

24.01.2024 - 21:57

Në mesin e luftërave nëpër botë, pasigurisë gjithnjë e më të madhe dhe tensioneve në rritje në rajon, vendet e Ballkanit së fundmi kanë rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtje.

Në të gjitha vendet e rajonit, shpenzimet për mbrojtje janë në rritje nga viti në vit, ndërsa disa prej tyre kanë bërë hapa të rëndësishëm për të furnizuar ushtrinë.

Kush u armatos kohët e fundit dhe cilat janë disa nga blerjet më të rëndësishme?

Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për blerjen e 264 raketat anti-tank Javelin. Kosova për armën e fuqishme amerikane ka ndarë 75 milionë euro.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes tashmë ka dorëzuar certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin amerikan për këtë shitje të mundshme.

Sipas Agjencisë, Kosova ka kërkuar të blejë 246 raketa “Javelin FGM-148F”. Por, jo vetëm raketat, Ushtria e Kosovës do të marrë edhe pajisje të tjera dhe trajnime nga pakoja amerikane.

Ndërkohë, Shqipëria ka blerë dy helikopterë të prodhimit amerikan Black Haëk UH-60. Me to synohet të rritet aftësia për evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Në vitin 2023, Kroacia pranoi një nga 12 aeroplanët luftarakë Rafale të prodhimit francez. Të gjithë aeroplanët do të arrijnë deri në vitin 2025. Rafale është aeroplan luftarak shumërolësh i gjeneratës 4.5+ me dy motorë.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia mori 11 helikopterë luftarakë MI-35P të prodhimit rus, të blerë nga Qipro. Aktualisht shteti serb ka 60 helikopterë.

Ndryshe, Bosnja-Hercgeovina, Mali i Zi dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se do të ngritin kapacitetet e tyre ushtarake, në një të ardhme të afërt. /Telegrafi