MENU
klinika

Çmimet e banesave për metër katror

“Një apartament sot, i paarritshëm për qytetarët”

17.01.2024 - 16:35

Kreu i shoqatës së ndërtuesve Erion Harizi i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar lidhur me stokun e ndërtimeve për të cilat un shpreh se çmimet e apartamenteve kanë pësuar rritje të madhe. Ai tha se me rritjen e kostove në ndërtim rriten dhe çmimet dhe sipas tij në këtë mënyrë një apartament sot është bërë i paarritshëm për shumicën e qytetarëve.

“Sektori i ndërtimit dhe këtë vit është pothuajse në të njëjtin trend si vitin e kaluar por me disa vështirësi shtesë ku dihet më kryesoja janë rritja e taksës në sektorin e ndërtimit që për momentin është vetëm në Tiranë, por do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu dhe gjithë vendi vitin që vjen do ballafaqohet me dyfishim të taksës. Ne sipas lejeve që janë miratuar dhe kanë qenë në proces lejet janë dhënë ku shumë prej tyre s’kanë filluar punë akoma dhe efekti i kësaj rritje nuk është ndjerë akoma te qytetarët.

Një farë stepje këto taksa dhe rritje do japin në klientë që duan të blejnë apartamente dhe me këto çmime një apartament sot po bëhet i paarritshëm nga pjesa e shoqërisë prandaj duhen bërë studime të mira. Për shembull nëse vjet në Tiranën e Re çmimi ka qenë diku te 700 euro për metër katror sot se gjen dot më pak se 1200 euro për metër katror. Në këto zona rritja e referencës dhe taksës ka qenë disa herë dhe kjo fashë është rritur automatikisht dhe kjo e bën më të paarrirë.
I pyetur se sa kemi sot stok në ndërtime dhe se kush blen te kullat, Harizi u shpreh se sot ka mungesë tregu për apartamente me hipotekë, ndërsa theksoi se në Tiranë kulla të përfunduara janë vetëm 5-6 të tilla dhe kryesisht përdoren për hotele.”, tha Harizi.

“Atëherë dua të them se nuk bie dakord me stokun që është i pa shitur dhe duhet të ndahet në dy pjesë. Sot ka një mungesë tregu të apartamenteve me hipotekë. Sot në Tiranë të gjesh shtëpi me hipotekë është e vështirë dhe ne nuk na rezulton të kemi stok të apartamenteve të pa shitura, por ndoshta këtu është për tu llogaritur që ata që i kanë blerë janë jashtë shtetit ose i kanë blerë si shtëpi të dyta dhe të treta, pra janë të papërdorura dhe jo stok i pa shitur por stok i papërdorur.

Ndërsa kur flasim për kullat mund të them se pjesa më e madhe e tyre janë hotele, që do të thotë nuk janë për shitje. Në tiranë janë të përfunduara 5-6 kulla dhe është dhënë leja për 5-6 të tjera në zonën ë bulevardit të ri. Në ato të përfunduara 3 nga ato janë hotele dhe nuk është se në to ka apartamente të pa shitura. Kulla sot nuk ka shumë produkt të pa shitur, të paktën këto të ndërtuarat, ndërsa ato që janë në zhvillim duhet të presim dhe të shohim.”, tha Harizi.

Në Vlorë ndërtuesit janë të gjithë nga Vlora por blerësit nuk janë të gjithë nga Vlora dhe ndërtimet në Lungomare nuk i drejtohen vetëm konsumatorit shqiptarë. Sipas tij, ka ndërtues që me rritjen e taksave se kanë përballuar dot sektorin e nderimeve dhe se taksa nuk mund të lidhet me çmimin e referencës.

“Çmimi i një apartamenti sot në Sarandë, Vlorë apo qendër të Tiranës mund të vejë më i lartë se sa ti mbash ato para në bankë.Prandaj shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë apo ata që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk është më si ka qenë. Ndërtuesit do të dalin më të fortë nëse paraja informale largohet sepse ka dhe ndërtues që me rritjen e këtuyre taksave si kanë përballuar dot këto pagesa, dhe jo të gjithë disa ndërtues për efekt moshe dhe efekt parash kanë mbyllur biznesin e tyre. Çmimet nuk i vendos dot as ndërtuesi dhe as shteti, por është një kërkesë ofertë dhe është kthyer në trend që është më mirë të blesh një apartament dhe ta japësh me qera se sa ti mbash ato para në shtëpi.

Është i gabuar taksimi në bazë të çmimit të referencës, pra automatikisht taksa nga 4% në Vlorë u bë 8% dhe do rritet akoma më shumë. Sa herë ka qeveria nevojë për para do rrisë çmimin e referencës, por është gabim lidhja e referencës me taksën dhe sa më parë të shkëputen këto nga njëra tjetra aq më e qartë do të jetë sektori për ndërtuesin. Ai ndërtim që sot është kryesore ne jemi 11 % e GDP, pra ndërtimi ka efekt shumë të madh nëse ndërpritet në mënyrë të menjëhershme.”, përfundoi Harizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!