Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat u shpreh nuk ishin në dijeni që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalim, ndërsa e akuzon kreun e shtetit se është bërë palë me qeverinë.
Ai tha se akti i sotëm i Begajt ishte provikim për opozitën.
“Sesioni nis në të njëjtën gjendje për shkak të mohimit të të drejtave të opozitës dhe së dyti për të mis bërë funksional komisionin e reformës zgjedhore.
Ndërsa bërtasin për lista të hapura, listat nuk hapen por Ramës i jepet pushteti në tavolinë. Nuk ka as sistem proporcional. Është një skenar i parë në 2020.
Ne jemi njohur përmes medias që presidenti do të jepte mesazh. Shpreh keqardhje që Begaj nuk e ka lexuar shqetësimin tonë, dhe prezenca për herë të parë, dhe pse e kishim njoftuar për aksionin, zgjedh tani për t’u drejtuar me mesazh.
Ishte provokim i ulët i presidentit ndaj opozitës. I bëj thirrje presidentit të heqë dorë nga sjellja e tij si palë dhe të respektojë kolltukun e kreut të shtetit ku është ulur.
Nëse me aktet do të dalë si vartës i Edi Ramës, nga opozita do të trajtohet i tillë.
E përshëndes prezencën e ambasadorëve, dhe dua të garantoj se kanë nxitur palët për dialog”, tha Bardhi.