MENU
klinika

Biden do të tërhiqet nga gara në maj?

“NY Post”: Michelle Obama do të kandidojë për presidente

23.01.2024 - 21:20

Në SHBA kohët e fundit po qarkullon një pyetje “Michelle Obama, presidentja jonë e re?”

Pyetja që po dominon në mediat amerikane, ka marrë shkas nga gara e republikanit Donald Trump, por gjithashtu edhe sepse Joe Biden tashmë është kthyer “në dhimbje koke” për demokratët.

“Burri i saj po e ndihmon”, shkruan New York Post, duke komentuar mundësinë që Michelle të udhëheqë demokratët.

Publikimi i referohet edhe kandidaturës së Hillary Clinton-it për presidencën e Amerikës në atë kohë, e cila sipas komenteve u kthye në toksike.

Më tej mediumi amerikan shkruan se rreth muajit maj, Biden do të njoftojë se do të tërhiqet nga gara, ku peizazhi do të bëhet plotësisht i qartë në gusht dhe Michelle Obama do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e saj për presidencën e demokratëve dhe SHBA-së.

“Michelle Obama do të jetë kandidatja demokrate për presidente në vitin 2024”, shkroi në rrjetet sociale Roger Jay Stone Jr., një këshilltar për një kohë të gjatë i Donald Trump.

Pak ditë më parë, Washington Post nga ana e tij raportoi për faktin se ish-presidenti Barack Obama shprehu shqetësimin për fushatën e Bidenit.

“Obama ngriti pyetje në lidhje me rrjedhën e fushatës zgjedhore të Bidenit”, tha në veçanti botimi.