MENU
klinika

“Vota ime shkon për…”

Olta Gixhari ka diçka për të thënë për vajzat e BBV3

27.01.2024 - 12:51

jo është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Olta Gixharin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Gjithashtu Olta bën herë pas here biseda virtuale me fansat e saj, ku u përgjigjet pyetjeve të shumta dhe të ndryshme që ata i bëjnë. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë, ku sigurisht nuk kanë munguar ato për “Big Brother VIP 3”.

E pyetur se “si i duket Big-u”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dha një koment për vajzat që janë në nominim.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim te vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, tha Gixhari.

Ndërkohë kujtojmë se katër të nominuarat e kësaj jave janë: Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa. Në ‘Prime-n’ e së shtunës njëra prej vajzave lë përfundimisht garën.