MENU
klinika

Braktisja/ Përgjysmohet popullsia

Orikumi, qyteti turistik në “gjumë letargjik”

05.01.2024 - 20:02

Fenomenit të shpopullimit nuk po i shpëtojnë as zonat bregdetare që tërheqin turistë gjatë sezonit veror.

I tillë është edhe qyteti i Orikumit në lindje të gjirit të Vlorës. Ajo gjallëri e përkohshme gjatë stinës së verës në shumicën e vitit i lë vendin pamjes së zbrazët dhe një qyteti që fle.

Ato pak banorë që vijojnë të qëndrojnë shprehen me keqardhje për situatën që mbizotëron në qytetin e tyre.

Sipas këtyre banorëve, braktisja ka të bëjë me pamundësinë e të rinjve për të ngritur familjen dhe jetën e tyre në këtë qytet. Rënia e popullsisë në qytet ka ndikuar edhe tek ato pak biznese që përpiqen të mbijetojnë të hapur gjatë gjithë vitit.


Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2015. Orikumi ka pasur një popullsi me rreth 4300 banorë, ndërsa sot këto shifra kanë pësuar një rënie drastike deri në 2200 banorë. Vetëm gjatë vitit 2023, popullsia në moshë aktive pune është reduktuar me 30%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më është dashur të bredh në çdo cep të vendit"

“S’u pendova që lashë Tiranën”, gazetari që u bë fermer gomaricash

"S’ka buxhet! Për 9 vite janë mbyllura 350 shkolla!"

Flutura Açka rendit problematikat në arsimin shqiptar


“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”

BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit!

"Sot jam në betejën më të rëndësishme të jetës time!"

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes