MENU
klinika

Vendi i festave dhe ceremonive zyrtare

“Pallati i Brigadave”, historia e rindërtimit prej italianëve

03.01.2024 - 13:14

Më 3 janar 1941, filloi rindërtimi i Pallatit të Brigadave.

Ndërtimi i kësaj godine pat nisur në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939-n, punimet u pezulluan. Në vitin 1941, arkitektët italianë filluan ta rindërtonin dhe aty u vendos shtabi qendror i ushtrisë pushtuese. Në të njëjtin vit, në këtë pallat ka qendruar edhe mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Gjatë regjimit komunist, Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” dhe u shfrytëzua për pritje dhe ceremoni shtetërore.

Duke filluar prej vitit 1992, emri zyrtar i këtij institucioni u bë “Pallati Presidencial”. Në këtë cilësi, strehon krerët e shtetit dhe është vendzhvillimi i festave dhe i ceremonive zyrtare.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët