MENU
klinika

Beogradi i refuzoi vizitën në Luginën e Preshevës

Sveçla: Do veprojmë mbi parimin e reciprocitetit!

04.01.2024 - 11:58

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se autoritetet serbe i kanë refuzuar vizitën e planifikuar për ditën e sotme në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se ky vendim i autoriteteve të shtetit fqinj është marrë pa asnjë arsye e as shpjegim.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se ky akt i Serbisë dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”.

Sveçla ka paralajmëruar gjithashtu se do të veprojnë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve për raste të ngjashme.

Capture

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!