MENU
klinika

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Pas Beogradit, Lajçak viziton sot Prishtinën

30.01.2024 - 11:28

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Prishtinën, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

Një ditë më parë, ai ishte në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin përveç tjerash diskutoi edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Bisedimet me presidentin Vuçiç në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano.