MENU
klinika

Myfit bej Libohova

Përkujtohet diplomatI e “pagëzuesi” i Lekut shqiptar

29.01.2024 - 16:10

Më 29 janar 1846, lindi Myfit bej Libohova.

Libohova, delegati i Kuvendit të Vlorës, shërbeu si ekonomist, diplomat dhe politikan. Gjatë Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, pati detyrën e Ministrit të Brendshëm. Në vitet 1913-1927, mbajti poste të ndryshme qeveritare. Qe titullar i Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrisë së Brendshme, i Ministrisë së Financave dhe i Ministrisë së Kulturës.

Ishte mbështetës i fortë i Zogut dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit, disa muaj pas Revolucionit të Qershorit.

Libohova konsiderohet si “pagëzuesi” i Lekut shqiptar, pasi propozoi emrin e valutës dhe ushtronte asokohe detyrën e ministrit të Financave. Libohova ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), një institucion i përkohshëm që prej dorëheqjes së Ismail Qemalit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi në rrjetet sociale, njoftimin e caktimit të Libohovës si anëtar i KNK-së, si edhe urimet për këtë zhvillim.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët