Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme (10 janar) në Lesvos në Greqi, ku një gomone me 36 emigrantë në bord është përmbytur.
Mediat greke raportojnë se kanë ndërruar jetë 3 persona ndërsa raportohet për 15 të zhdukur, ndërsa 18 të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, gomonia me emigrantë të paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.
Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit, rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta fjalë për fjalë e hodhën atë në shkëmbinj
Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa erërat e forta vështirësojnë punën e autoriteteve.