MENU
klinika

Psikologët japin këshillat e tyre

5 “sëmundjet” e rralla që u japin njerëzve aftësi të pabesueshme

20.01.2024 - 07:24

Ju mund të mendoni me të drejtë se të gjitha sëmundjet duhet të ndikojnë negativisht mbi mirëqenien psikologjike dhe atë fizike të  një personi. Megjithatë, ekzistojnë 5 sëmundje që ndonëse ndikojnë në shëndetin e një personi, i japin atij aftësi të veçanta, të cilat në njëfarë mase mund të shihen si aftësi të panatyrshme.

Ndonëse disa nga këto gjendje nuk ndikojnë në shëndetin fizik ose mendor të një personi, ato klasifikohen ende si sëmundje. Ndërsa të tjerat mund të shihen më shumë si një mallkim që një ditë mund të vrasin për shkak të përdorimit të tyre.

Hipertimezia

Kjo gjendje nuk ka efekte negative, por vetëm një aspekt shumë pozitiv: i jep mundësi personit të prekur të kujtojë çdo ditë të jetës së vet me detaje shumë të sakta. Përderisa kjo duket si diçka gati e pabesueshme, dhe duhet të jesh me shumë fat që të kesh diçka të tillë, mund të shihet edhe si një mallkim për ata që nuk kanë një jetë dhe aq fatlume.

Deri më sot, vetëm 61 njerëz në botë vuajnë nga një gjendje e tillë e rrallë. Bazuar në studime të mëtejshme, këta njerëz kanë madje potencialin të kujtojnë faqe të tëra të një libri që kanë lexuar para shumë vitesh në të kaluarën.

Analgjezi kongjenitale

E njohur edhe si pandjeshmëria kongjenitale ndaj dhimbjes, është një sëmundje e rrallë që nuk lejon që personi i prekur të ndiejë asnjë lloj dhimbje. Të gjithë personat që kanë këtë lloj sëmundje kanë lindur me të. Por në shumë raste kjo gjendje është problematike. Dhimbja është e natyrshme brenda trupit. Ajo na sinjalizon se diçka nuk është në rregull.

Nëse nuk jemi në gjendje të ndiejmë dhimbjen, kjo do të thotë se nuk jemi në gjendje t’i kushtojmë vëmendje sinjaleve të trupit, që mund të identifikojnë shenjat e hershme të një tumori apo edhe të një organi në prag të kolapsit. Ndaj personat që jetojnë me këtë sëmundje duhet të bëjnë shumë shpesh kontrolle mjekësore, në mënyrë që të sigurohen që gjithçka është në rregull me trupin e tyre.

Sindroma Savant

Kjo gjendje është shumë e rrallë, por mbizotëruese tek ata që vuajnë nga çrregullime neurologjike të zhvillimit mendor si Autizmi apo Aspergeri. Ata që preken nga kjo gjendje janë jashtëzakonisht të talentuar në shumë gjëra si muzika, arti dhe veçanërisht matematika.

Analizat e mëtejshme mbi pacientët që vuajnë nga kjo gjendje, kanë zbuluar aftësinë e tyre për të bërë në çast llogaritje matematikore të vështira apo të hamendësojnë ditën e saktë nga një datë e rastësishme.

Në një rast të rrallë, Stefën Uilltshahër që ka lindur me këtë gjendje, ishte në gjendje të vizatonte një hartë të Londrës duke fluturuar vetëm një herë mbi kryeqytet. Edhe pse këta njerëz tregojnë aftësi të jashtëzakonshme në disa gjëra, shumica e tyre nuk janë në gjendje të flasin ose të lëvizin siç duhet.

Hipotiroidizmi

Kjo sëmundje provokon pandjeshmërinë ndaj të ftohtit. Kjo ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide, pasi këto hormone ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe metabolizmit të një personi. Prandaj proceset e trupit priren të ngadalësohen deri në pikën ku mbyllen, duke mos ndier një ndryshim në temperaturë.

Një gjendje e tillë mund t’i japë mundësi personit të prekur t’i rezistojë temperaturave ekstremisht të ulëta. Një rast më i njohur është ai i Uim Hof, që habiti mjekët kur rezistoi për

2 orë i zhytur në një liqen të ngrirë. Madje u ngjit në Malin e Bardhë, majën më të lartë në Evropë i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë në temperaturën -30 gradë celsius. Ashtu si me disa nga sëmundjet e mëparshme, edhe kjo gjendje mund të jetë një bekim por dhe një mallkim, sepse hipotermia është ende diçka që mund të ndodhë dhe madje ta vrasë personin edhe pa qenë i vetëdijshëm për këtë.

Sindroma Urbach-Wiethe

Kjo gjendje e bën personin që vuan prej saj të mos ketë absolutisht asnjë frikë. Mendja e tyre nuk është në gjendje të prodhojë frikë pavarësisht rrethanave. Në botë ekzistojnë rreth 300 raste të regjistruara të njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë. Disa nga pacientët që jetojnë në SHBA dhe janë testuar nga ekspertë me metoda të ndryshme për t’i frikësuar.

Këto teste përfshinin vendosjen e gjarpërinjve apo merimangave mbi njerëzit e testuar, shfaqjen e filmave horror, apo edhe dërgimin e tyre në shtëpi me dukuri paranormale apo vende të tjera të frikshme. Asgjë nuk funksionoi, pasi njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje nuk janë në gjendje të ndiejnë asnjë lloj frike.

Madje disa nga këta persona kanë deklaruar se kanë përjetuar ngjarje të tmerrshme në jetën e tyre, që do të trazonin mendërisht njerëzit normalë, por nuk kanë ndier asnjë lloj frike. Kjo përfshin sulmin me thikë nga një i huaj gjatë natës. Meqenëse mendja e tyre nuk është në gjendje të prodhojë frikë, ajo nuk do ta lejojë trupin të kalojë në një gjendje emergjence ose të mbijetesës, duke i bërë muskujt të ndihen të relaksuar dhe mendjen shumë nguruese. Kjo gjendje na tregon se ka ende kaq shumë gjëra që nuk i kuptojmë plotësisht mbi trupin e njeriut.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?