MENU
klinika

Alarm për sulm

Policia e Kosovës gjen karikator kallashi dhe fishekë në Banjskë

05.01.2024 - 11:12

Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit tw policisw këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shpesh Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri, në Mitrovicë janë sekuestruar mjete të rrezikshme, që mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë, duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve në veri. Në këto mjete të rrezikshme përfshihen armë të llojeve të ndryshme, municion luftarak, bomba tymuese apo tela gjemborë.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.