MENU
klinika

Shqiptari vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën

Policia greke: Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta!

11.01.2024 - 12:27

Vetëgjyqësia që 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellerai kreu në qytetin e Volos në Greqi, duke ekzekutuar kunatin që i përdhunoi të bijin, ka marrë vëmnedje maksimale të mediave në shtetin fqinj.

Veprimi shqiptarit është komentuar dhe nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidou, e cila duke folur për MEGA, dënoi veprimin e 50-vjeçarit.

Ajo theksoi se nuk mund të veprohet vullnetarisht për zgjidhjen e konflikteve, por qytetarët duhet t’i drejtohen autoriteteve.

Sipas saj asnjë qytetar nuk mund ta marrë ligjin në duart e tij, por ka organe kompetente që japin drejtësi.

Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta, ka polici dhe drejtësi greke, ne jetojmë në një shoqëri të civilizuar. Ai mund t’i drejtohej organeve të policisë dhe të ndiqte procedurën. Nga momenti i dëshmisë të 18-vjeçares, policia do të kryente të gjitha veprimet hetimore për të faktuar pretendimet dhe për të vënë autorin përpara përgjegjësisë”, tha Dimoglidou.

Sipas dëshmisë së 18 vjeçares, 33-vjeçari Erjon Pelivani, vëllai i njerkës së saj, e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar drejt shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.