MENU
klinika

“Lajçak nuk është neutral në dialog”

Prishtina kundër BE: Nuk na trajton në mënyrë të barabartë

27.01.2024 - 11:57

Zv/Kryeminsitri Besnik Bislmi, i cili prej ditësh po i mëshon nevojës për ndryshim të qasjes, e akuzoi BE për qëndrim të njëanshëm. Para komisionit parlamentar për integrimin europian, ai renditi disa prej rasteve kur ndërmjetësuesi i dialogut Miroslav Lajçak nuk ka qenë neutral në këtë proces ndërsa bëri thirrje për trajtim të barabartë.

“Ka një sërë rastesh apo procesesh kur ne besojmë se lehtësuesi është dashur të mbajë një qëndrim të balancuar ose të mos mbajë qëndrim. Një prej rasteve është propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave edhe për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara në Beograd. Ka një qëndrim të përfaqësuesit special se kjo temë nuk është trajtuar në dialog. Rrjedhimisht sipas këtij interpretimi, vendimi i Komisionit për lejimin ose jo të vizave për mbajtësit e pasaportave ilegale nuk duhet të ndërlidhet me procesin e dialogut. Në anën tjetër, Lajçak është udhëheqës i procesit të dialogut dhe duhet të jetë i paanshëm. Gjëja më e mirë do të ishte të mos mbante qëndrim, ndërkohë ne kemi rastin se zyra e Lajçak ka mbajtur qëndrim agresiv në favor të mbështetjes së këtij propozimi. Kjo për neve është shumë shqetësuese dhe këtë ia kemi thënë edhe Lajçak, se ai duhet të mbajë qëndrim neutral. Rasti i dytë ka të bëjë me zgjedhjet në veri.”

Bislimi kërkoi heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE, pasi siç tha Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat. Lënia në fuqi e masave për Kosovën dhe mosndëshkimi i Serbisë sipas tij, tregon qëndrimin e pa balancuar të BE.

“Është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian sa më shpejt t’i tërheqë masat represive ndaj Kosovës, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, atëherë i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës.”-përfundoi ai.