MENU
klinika

"Përshkallëzim të situatës në ditët në vijim..."

Protestojnë blegtorët, çfarë paralajmërojnë?

26.01.2024 - 13:55

Blegtoret e dy qarqeve Gjirokastër e Vlorë janë mbledhur serish sot ne proteste në urën e Kardhiqit në Gjirokastër për ti kërkuar takim ministres së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Të indinjuar, ata kanë derdhur qumështin në rrugën të cilën e kanë bllokuar për disa minuta.

Blegtoret kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme ndaj fabrikave që sipas tyre janë bërë monopol.

Blegtoret thonë se po i detyrojnë të lënë ketë profesion dhe të largohen pasi kostot janë të papërballueshme.

Gjatë protestës një orëshe ka patur edhe prani të forcave policore.

Ata kanë pretenduar përshkallëzim të protestës në ditët në vijim deri në Kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestë për çmimin e qumështit

Fermerët bllokojnë rrugën në Levan

“Do shesim dhentë dhe do ikim jashtë shtetit”

Blegtorët në protestë, bllokojnë qarkullimin në Kardhiq- Delvinë