Ekziston një bombë, ajo e Amerikës së Jugut, që mund të hedhë në erë botën. Kaosi i madh që po trondit kontinentin e Amerikës së Jugut në fakt mund të ketë pasoja dramatike në nivel global.
“Rasti më i fundit, është ai i Ekuadorit, i cili “në këto ditë më shumë duket si inkubator i një distopie anarko-mafia se sa një shtet”, shpjegon Giovanni Sallusti në Libero, duke iu referuar ngjarjeve që po tronditin vendin, me luftën e shpallur nga trafikantët e drogës drejt shtetit.
Ekuadori po vuan nga një valë e re dhune që ka tronditur kombin e Amerikës së Jugut, me presidentin Daniel Noboa që nisi një goditje ushtarake ndaj bandave pasi grupet kriminale morën peng më shumë se 100 punonjës të burgut dhe njerëz të armatosur ndërprenë në mënyrë dramatike transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv.
Kriza nxjerr në pah sfidat përpara Noboa-s, i cili mori pushtetin në nëntor pasi u zotua gjatë një fushate zgjedhore për të frenuar dhunën pasi bandat e trafikut të drogës transportojnë gjithnjë e më shumë kokainën përmes Ekuadorit.
Siguria në Ekuador është përkeqësuar që nga pandemia e koronavirusit, e cila gjithashtu goditi ekonominë e kombit Ande.Numri i vdekjeve të dhunshme u rrit në 8,008 në vitin 2023, ka thënë qeveria, gati dyfishi i shifrës së vitit 2022.
Dhuna u shfaq në arenën politike, vitin e kaluar, kur u vra një kandidat presidencial kundër korrupsionit.
Sakaq, në rajon është edhe Kuba, me buxhetin në një pikë të ulët të frikshme.
Dhe më pas Venezuela, ku rritja e inflacionit rrezikon ta bëjë vendin të shpërthejë.
Por jo vetëm kaq: shumë elementë kontribuojnë në ndezjen e “bombës” së Amerikës së Jugut. Shpërthimi i të cilës, mund të pushtojë të gjithë planetin.