MENU
klinika

Kryeministri i ri pritet “me këmbët e para”

Pse Attal konsiderohet si “Macroni i dytë”?

13.01.2024 - 08:00

Në Francë ai quhet “Macroni Junior”. Me flokë kafe, sy kafe, ambicie dhe popullaritet, në pamje dhe në besim, Gabriel Attal dhe Emmanuel Macron janë jashtëzakonisht të ngjashëm. Këtë të martë presidenti francez i ofroi postin e kryeministrit ministrit të tij të arsimit.Attal pasoi kryeministren Élisabeth Borne, kryeministri i tretë i presidentit që nga fillimi i mandatit të tij të parë në 2017. Në moshën 34-vjeçare, Attal është kreu më i ri i qeverisë franceze. Gjithashtu, ai u bë kryeministri i parë që pranoi publikisht orientimin e tij homoseksual. Attal është në një lidhje me Stephane Sejourne, gjithashtu një mbështetës i Macron. Sejourne është sekretar i përgjithshëm i partisë së Rilindjes së Macron, dhe eurodeputet dhe president i grupit Renew Europe në Parlamentin Evropian. Në ceremoninë në Pallatin Elysee, Attal premtoi “guxim dhe lëvizje” nën udhëheqjen e tij. “Presidenti më i ri në histori emëron kryeministrin më të ri”, tha ai. “Dua ta shohatë si një simbol të guximit”. Rritja e Attal ishte mjaft e shpejtë. Në rininë e tij, në moshën 17-vjeçare, ai u bashkua për herë të parë në Partinë Socialiste. Ai ishte zëdhënës i partisë së Macron në moshën 28-vjeçare, sekretar shteti në moshën 29-vjeçare. Gjashtë muaj më parë, ai u emërua ministër i Arsimit, post në të cilin fitoi popullaritet dhe u bë kryefjalë e mediave franceze për reformat e tij. Ndër të tjera, ai ndaloi veshjen e abajasë.

Gabriel Attal becomes France's youngest and first openly gay prime minister : NPR

 “Macron-i i dytë”

Attal konsiderohet si një orator i aftë dhe një mbrojtës i vendosur i centrizmit. Macron vlerësoi “energjinë dhe angazhimin” e tij, por entuziazmi nuk është njësoj në të gjithë ekipin qeveritar. Partitë radikale të majta dhe të djathta populiste që dominojnë opozitën e konsiderojnë Attal, si  papërvojë. Mathilde Panot, liderja e partisë së majtë La France Insoumis e përshkroi atë si “Macroni junior, i specializuar në arrogancë dhe përbuzje”. Marrëdhënia e tij me Sejourne nxiti reagime negative nga konservatorët. Vendimi për riorganizimin e qeverisë nuk konsiderohet një ndryshim thelbësor, por një lëvizje strategjike për të forcuar axhendën dhe imazhin e Macron përpara zgjedhjeve evropiane. Zhvillimet aktuale politike i kanë hapur derën rritjes së mëtejshme të popullaritetit të Marine Le Pen dhe partisë së saj Rassemblement National (RN), dikur Fronti Kombëtar, gjë që e lëndon shumë Macron. Kjo është arsyeja pse emërimi i Attal-it synon të riafirmojë parimet themelore të politikës centriste duke kundërshtuar rritjen e populizmit. Macron shpreson se Attal do të ndihmojë në shpëtimin e mandatit të tij të dytë. Dyshimet për Macron kanë ekzistuar që kur partia e tij humbi shumicën e saj parlamentare në 2022. Koalicioni i tij qendror mbeti grupi më i madh në Asamblenë Kombëtare, por Macron nuk ka më një shumicë absolute për të miratuar ligjin.

Gabriel Attal becomes France's youngest PM as Macron seeks reset - The Japan Times

Sfidat e Attal

Debakli i fundit mbi ligjin e imigracionit ka vënë në pikëpyetje metodën e qeverisjes së Macron. Partitë opozitare kanë kërkuar tashmë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin dhe zgjedhje të reja. Ligji, i cili synon të përshpejtojë dëbimin e të huajve që kanë kryer krime në tokën franceze dhe përfshin masa për legalizimin e punëtorëve pa dokumente, shpresohej të fitonte mbështetjen nga konservatorët dhe qendrat me prirje të majtë.Por fazat fillestare të debatit për projektligjin e emigracionit ishin kaotike. Ligji u ashpërsua në leximin e parë në Senatin e dominuar nga qendra e djathtë. Partia e Macron u rebelua kundër ligjit të ashpërsuar, i cili siguroi mbështetjen e ekstremit të djathtë të Le Pen. Attal, të cilit shumë besojnë se i mungon përvoja politike, përballet me sfida të mëdha: zgjedhjet evropiane dhe Lojërat Olimpike në muajt e ardhshëm. Zgjedhjet kërcënohen nga një valë e ekstremit të djathtë. Një tjetër mision kolosal do të jetë kujdesi për organizimin dhe sigurinë e Lojërave Olimpike ku të gjithë sytë do të jenë te Franca, gjë që nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh kontekstin ndërkombëtar. Së pari, Attal do të kujdeset për krijimin e qeverisë së tij të re dhe emrat e rinj do të shpallen në ditët në vijim.