Parlamenti gjerman hodhi poshtë dje në mbrëmje një propozim nga CDU dhe CSU për të dërguar raketa me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.
Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, socialdemokratët, të gjelbërt dhe liberalët, hodhën poshtë propozimin e Unionit Demokristian (CDU) dhe motrës së Bashkimit Kristian Social Bavarez (CSU) për të dërguar këtë raketë moderne të prodhimit suedez-gjerman në Ukrainë.
Agjencia gjermane dpa shkruan se rezultati i votimit është konfuz sepse të Gjelbërit dhe liberalët prej muajsh i kërkojnë kancelarit Olaf Scholz të dërgojë ato raketa që do të lejonin Kievin të gjuante thellë në territorin rus.
Deputetët liberalë pretendojnë se votuan kundër sepse propozimi lidhej me raportin vjetor të komisionerit parlamentar për forcat e armatosura gjermane, “i cili nuk është i përshtatshëm”, shkruante Marie-Agnes Strack-Zimmerman, e cila megjithatë mbështet dërgimin e këtyre armëve në Kiev.
Taurus është një nga raketat më moderne, e aftë të shkatërrojë një kompleks bunkeri nga një distancë dhe lartësi e madhe.
Scholz vendosi në fillim të tetorit se nuk do ta furnizonte Ukrainën me këto armë për momentin, nga frika pikërisht se Ukraina mund të synonte territorin rus.
Më herët Defense Express raportoi se, sipas shefit ekzekutiv të MBDA Deutschland, Joachim Knopf, një përshtatje e nevojshme e Taurus do të merrte deri në gjashtë muaj pasi të nisë, dhe të njëjtat punë për të integruar raketën me F- 16 luftëtarë me shumë funksione do të kërkonin 1.5 vjet në vlerësimin e tij.
Prandaj nëse projektligji që do të votohet më vonë këtë javë miratohet, Ukraina do të jetë në gjendje ta marrë në verën e 2024-ës.