Pavarësisht nëse doni kafenë ose preferoni çajin, nuanca “brune espresso” me siguri do t’ju vjedhë zemrën. Kjo nuancë e errët dhe elegante është tendenca më e fundit e ngjyrave të flokëve për në dimër, pasi dimensioni i saj i kafesë dhe fijet i japin shkëlqim dhe një prekje shumë të veçantë look-ut tuaj.
Çfarë janë flokët brune espresso?
Nisur nga emri, ato janë një ngjyrë që përcaktohet nga aplikimi i një palete tonesh të errëta dhe të ngrohta, çka krijon një efekt të thellë në flokë. Kafe intensive, nuancat e lajthisë, gështenjës, tonet e thella të çokollatës dhe ato të zeza janë ngjyrat që u duhen të gjitha gocave për në dimër.
Ajo që e bën këtë ngjyrë flokësh kaq të veçantë është përzierja e një baze kafe në të zezë me fije pak më të çelura që nën efektin e dritës kanë super shkëlqim.
Pse ky trend është perfekt për dimër?
Këtë periudhë të vitit, kur temperaturat janë më të ftohta dhe netët më të gjata, ajo që e bën më të ngrohtë atmosferën janë tonet e pasura dhe të thella. Ky trend, pra brune espresso është i duhuri që mikson luksin me prakticitetin.
-Flokë espresso lajthi
-Flokë espresso të errët
-Flokë espresso të ftohtë