MENU
klinika

Shkeli rregullat akoma pa u futur në shtëpi

Pse Rike Roçi u dënua duke qëndruar mbi vinç natën e parë?

16.01.2024 - 14:01

Të shtunën që lamë pas filloi spektakli i Big Brother Vip në Shqipëri. Një ndër gjërat që bënë shumë përshtypje ishte hyrja e Rike Roçit, vajzës së konsideruar si tifozja më seksi e Kombëtares Shqiptare. Rike u la duke pritur më shumë se tri orë në temperatura afër zeros, përpara se të bënte hyrjen e saj zyrtare në shtëpi, duke qenë e 16-ta në radhë nga banorët që u pranuan brenda.

Por arsyeja me sa duket nuk ka qenë vetëm për show. Burime për Living tregojnë se Rike Roçi u la të priste gjatë mbi vinç si një dënim nga vëllai i madh pasi ditën që ishte futur për t’u karantinuar në hotel, kishte dorëzuar vetëm njërin celular dhe kishte mbajtur një tjetër me vete. Ajo madje u pa duke komentuar në një live të ish banorit të Big Brother, Anaid Kaloti.

Kjo gjë nuk lejohet dhe modelja me sa duket ka shkelur rregullat ende pa hyrë në shtëpi, ndaj dhe përgjigjja e Ledionit kur ajo tha se do t’i hidhte në gjyq ishte ironizuese. /Living