MENU
klinika

Sinjale të rrezikshme vijnë nga Pheniani

Pse SHBA i frikësohet lëvizjeve të Kim Jong Un

30.01.2024 - 11:48

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të ndërmarrë një formë të veprimit vdekjeprurës ushtarak kundër Koresë së Jugut në muajt e ardhshëm, pasi përqafoi një politikë armiqësie të hapur ndaj Seulit. Ky është qëndrimi që ndajnë shumë analistë amerikanë, të cilët janë të shqetësuar jo aq për kërcënimet dhe testet e raketave të Phenianit, por për mundësinë që Kim të mund të materializojë deklaratat e tij luftarake. Siç theksoi New York Times, zyrtarët e administratës së Biden besojnë se linja e ashpër e fundit e Kim, një linjë objektivisht më e ashpër se zakonisht – mund të jetë pjesë e një modeli specifik provokimesh. Në të njëjtën kohë, fjalët e tij, si dhe shkrimet që u shfaqën në mediat e Koresë së Veriut, ishin më agresive se ato të përdorura në të kaluarën dhe për këtë arsye ato duhen marrë seriozisht. Vetë zyrtarët amerikanë nuk shohin një rrezik të afërt të një lufte në shkallë të plotë në Gadishullin Korean, megjithëse ata besojnë se Kim mund të kryejë sulme në shënjestër dhe të shmangë përshkallëzimin duke shkaktuar ende dëme në Jug. Bombardimi i një ishulli të Koresë së Jugut nga Koreja e Veriut në vitin 2010. Në atë kohë të dyja palët qëlluan me artileri kundër njëra-tjetrës, në një aksion që shkaktoi vdekjen e ushtarëve nga të dyja palët si dhe të civilëve të Koresë së Jugut. Megjithatë, ushtritë u ndalën pa shkuar më tej. Zyrtarë të tjerë amerikanë besojnë se Kim mund të ketë marrë një vendim strategjik për të shkuar në luftë. “ Mund të duket e çmendur, por historia sugjeron që ata që janë të bindur se nuk kanë më opsione të mira, do të gjejnë edhe lojën më të rrezikshme”, shkroi qendra e mendimit 38 North në lidhje me qëllimet e mundshme të luftës së diktatorit korean Kim Jong-Un.