MENU
klinika

Arsyeja

Pse skuqemi në fytyrë gjatë ditëve të ftohta të dimrit?

05.01.2024 - 07:12

Sapo i ftohti na “troket” në derë situata të ndryshme ndodhin me fizikun tonë dhe një nga këto është edhe fakti se faqet edhe hunda nisin edhe na skuqen. Kur skuqeni, enët e gjakut në fytyrë zgjerohen dhe rrisin qarkullimin e gjakut, i cili bëhet i dukshëm nën lëkurë. Është fakt që hunda dhe faqet skuqen pas ekspozimit ndaj ajrit të ftohtë. E keni pyetur ndonjëherë veten pse ndodh kjo?

Skuqja në fytyrë shkaktohet sepse gjaku “largohet” nga këto zona dhe derdhet në organet më vitale, si zemra apo mushkëritë, për t’i ngrohur në të ftohtë. Kur procesi i balancimit të temperaturës përfundon, trupi përpiqet të kthejë gjakun në zonat e mëparshme dhe ky rikuperim i shpejtë i qarkullimit të gjakut bën që këto pika të skuqen.

Edhe pse vizualisht është shumë e ngjashme me djegien nga dielli, kjo skuqje është “krejtësisht e ndryshme”,- tha për ”Allure”, Adam Friedman, një profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë George Washington për Shëndetin dhe Shkencat. Në fakt është një lloj “dermatiti irritues” i shkaktuar nga era që nxjerr ujin nga shtresa e sipërme e lëkurës.

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara çdo i rritur preket nga i virusi i të ftohtit, zakonisht një ose dy herë në vit. Ai shfaqet përgjithësisht me simptoma të lehta, por sipas disa studime të reja prekja nga i ftohti i zakonshëm, mund të ofrojë mbrojtje ndaj një virusi shumë më të rrezikshëm, siç është koronavirusi.

Shkencëtarët kanë patur gjithnjë pikëpyetje se përse disa njerëz janë në gjendje t’i rezistojnë infektimit nga koronavirusi megjithë ekspozimin ndaj tij për periudha të zgjatura.

Për këtë arsye, shkencëtarët në Kolegjin Imperial të Londrës vendosën të testojnë një teori: se një tip qelizash të bardha të quajtura qelizat T, të cilat i prodhon trupi për të luftuar të ftohtin e zakonshëm, mund të ofrojnë një nivel mbrojtjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?