MENU
klinika

Përkujtimi i viktimave të 21 Janarit

Rama: Dosja e “gjakut” t’i kalojë SPAK-ut

21.01.2024 - 12:35

Kryeminsitri, Edi Rama ka mbajtur fjalë në Kryeministri në përkujtim të viktimave të 21 Janarit.

Ndër të tjera Rama tha se për rreth një muaj do të marrët vesh nëse do t’i kalojë apo SPAK.

Në lidhje me hetimin e bërë deri më tani nga Prokuroria e Tiranës, Rama e cilësoi këtë të fundit “pa shtyllë kurrizore” dhe një shëmbëlltyrë të drejtësisë aktuale.

“Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës” tha Rama.