Nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, kryeministri Edi Rama kritikoi vendet e BE-së në lidhje me integrimin.
“Do të doja të falënderoj O’brien, miqve tanë dhe me këtë ai potencon rëndësinë të culën kjo iniciativë e ka në vete, jo vetëm pë vendet tona, por edhe për stabilitetin paqen dhe prosperitetin.
Do të doja të falënderoj, Koopman, e falënderoj atë që dëshiron të nxisë dhe shtyjë këtë proces. Para një viti në Tiranë duhej të ballafaqohej me një lloj melankolie nga ana ime në lidhje me BE-në dhe me të vërtet ishte i durueshëm dhe më dëgjoi.
Fakti që procesi i integrimit deri më tani…Them se problematika mes asaj që marrin vendet anëtare me atë që ne marrim është dëshpëruese. Konvergjenca është dëshpëruese dhe ky është fakt. Një vend fqinj që është në BE merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa ne 130. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë, por gjithsesi ekziston dëshpërim në këtë pikë.
Kjo ka të bëjë në mënyrat e ndryshme sesi ne shihemi ose kuptohemi. Europianët pa bashkimin është e rëndësishme për ne dhe do të thoja ndërkohë është një sfidë e madhe, sepse nëse vërtet duan të bëhemi pjesë e kësaj familjeje. Kur them këtë nënkuptoj nëse jeni të gatshëm të jepni diçka për veten, jo vetëm të luani lojëra.
A mudn ta paramendoni ku mund të ishim nëse BE mund të ishte më serioze. Është një proces që ndodh njëherë në vit, një ditë, prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, ishte një lloj për projekte ditore, ishte qëllim për luftën e forcës. Derisa presim, le të aderohemi vetë ne. Të gjithë thonë jo jo”, tha Rama.