MENU
klinika

Tre deputetët e PD-së që do të marrin pjesë (Emrat)

Reforma Zgjedhore, zbulohet data kur pritet të mblidhet Komisioni

16.01.2024 - 21:07

Të premten në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se në mbledhje do të jenë të pranishëm tre deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano.

Mbledhja që do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit është njoftuar pas takimeve të dy bashkëkryetarëve të Komisionit për Reformën Zgjehdore, Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS, me përfaqësuesen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

Pasztory u shpreh se mirëpret fillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Ndër të tjera bëri me dije se gjatë ditëve në vijim do të ketë takime gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.

Postimi i Clarisse Pasztory:
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.”