MENU
klinika

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit me snajper

RENEA ‘blindon’ qytetin e Vlorën

10.01.2024 - 13:33

Forcat RENEA dhe operacionale kanë nisur një sërë kontrollesh të imtësishme në të gjithë Vlorën për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. Sinomati u vra mbrëmjen e së djelës me snajper te ballkoni i shtëpisë së tij, ndërkohë që autorët ndodheshin në një makinë tip BMW. Postoblloqet e policisë janë krijuar në çdo rrugë dalje dhe hyrje për në Vlorë, ndërkohë që kontrolle ka dhe brenda qytetit.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari-Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare.

Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E shkuara e errët e të atit apo vjedhja e kokainës në Belgjikë

Pse u vra Gëzim Sinomati?