MENU
klinika

Moti i keq

“Reshje intensive, mund të ketë përmbytje lokale”, meterologu tregon nëse do ketë borë në Tiranë

20.01.2024 - 12:50

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë. Meterologu Hakil Osmani deklaroi për ABC News, se reshjet janë intensive, ku edhe në kryeqytet, aktualisht ka rënë një sasi prej 20 milimetra.

Osmani u shpreh se ekziston mundësia për përmbytje lokale, për shkak të sasisë së konsiderueshme të reshjeve të shiut. Osmani shtoi se mund të ketë edhe prezencë të pakët të dëborës në Tiranë këtë mbrëmje, ose paraditen e së dielës.

Sipas tij, nga mesi i javës së ardhshme, do të ketë një rrtje të temperaturave.

“Reshje të cilat do të jenë në orët e mesditës deri pasdite. Edhe në zonat veriore, reshjet e shiut gjatë mëngjesit kanë qenë intensive, në 40 mm. Në fakt, ekziston mundësia për përmbytje lokale, presim reshje intensive. Ka rënë 20 mm shi në kryeqytet, presim edhe 60 mm të tjera. Presim një sasi të konsiderueshme. Në fakt, pritet që reshjet e dëborës të jenë edhe në zonat e banuara. Kjo vjen si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave të ajrit. Ekziston një mundesi që edhe në kryeqytet, në mbrëmje ose në orët e para të mëngjesit të nesërm, të ketë shfaqje të flokëve të dëborës.

Presim që të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, kryesisht në zonat lindore. Kemi përmirësim të ndjeshëm në zonat veriore dhe qëndrore mbrëmjen e sotme. Do të kemi një mot që do të jetë i qëndrueshem, por temperaturat, deri në ditën e mërkurë do të jenë negative. Ditaa e sotme ka lagështirë të shumtë në akset rrugore. Ekziston mundësia e ngricave,. Pritet që ditën e sotme, deri në ditën e dielë, era do të jetë probematike, deri në 65km/h”, theksoi ai.