MENU
klinika

Paralajmëron largimin nga shtëpia

Roza Lati mes “3 zjarreve”, debate të forta në “BBVIP3”!

20.01.2024 - 07:36

Ka qenë një ditë mjaft e lodhshme le ta themi kështu për Roza Latin sot e cila është gjendur mes 3 zjarresh, ose më mirë, në 3 “fronte lufte”, duke pasur debate të ashpra me disa prej banorëve.

E para nuk është aspak surprizë, teksa Roza ka vazhduar debatin e ashpër të ditës së djeshme me Meri Shehun, teksa sot ka qenë kjo e fundit që ka ngritur sërish tonet, duke e quajtur “gënjeshtare” për akuzën e shuplakës së famshme dhe jo vetëm. Edhe Roza ka mbrotjur versionin e saj të historisë, ndërsa është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për qetësimin e situatës.

Ndërkohë, moderatorja ka pasur edhe një debat me Egla Cenon, e cila këtë herë ka debatuar me “qetësi e dashuri”, por i është kundërvënë Rozës për mënyrën si i drejtohet banorëve të tjerë në “intervistat” dhe pyetjet provokuese. Nuk e dimë se si debati mes tyre përfundoi edhe tek Rita Lati, mamaja e Rozës, teksa sipas Eglos e bija “po e përdor shumë keq”, ndërsa pritet që të ketë një luftë nervash mes tyre.

Ah, pati edhe përdorimin e fjalës “injorancë”, më shumë se një herë, por edhe të disa kërcënimeve “të vogla” përkundrejt njëra-tjetrës.

Sa i takon “frontit” të fundit, Roza pati edhe një debat goxha të ashpër duhet thënë, me Romeo Veshajn, edhe pse deri më tani marrëdhënia e tyre duket se ka qenë e mirë. Arsyeja pse nisi gjithcka është nga fakti që nënkuptoi se aktori ka ndihmën e produksionit, duke qenë pjesë e Top Channel, ndërsa po ashtu e pyeti edhe për vëllain e tij, Donaldin, nga ato pyetjet “provokuese” që përmendëm më parë.

Romeo tha se ajo nuk po luan, por e ka personale me të, ndërsa po ashtu e quajti “të zezë”, me provokimet dhe mendimet që ka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në cilin emision është ndjerë e ‘bullizuar’

Pse refuzoi Big Brother Vip? Rrëfehet Roza Lati