MENU
klinika

“Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”

Samiti në Shkup/ Kurti: Kosova e gatshme për reforma

22.01.2024 - 12:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin në Shkup është shprehur se duhet të ndalen kërcënimet e sigurisë në mënyrë që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen.

Kurti tha gjithashtu se Kosova është e gatshme për reforma, ndërsa shtoi se plani i rritjes është i rëndësishëm për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal.

“Në vitin e kaluar, në tetor, në samitin e procesit të Berlinit, e tregova idenë time për planin, që bazohet në disa shtylla për reformimin dhe zgjerimin. Procesi i Berlinit doli nga një mungesë për ndjenjës e zgjerimit urgjent, ndërsa tani për rritje, për shkak se agresioni rus vazhdon në Ukrainë. Ky takim vjen pas atij të takimit të ministrave t Financave në Maqedoninë e Veriut.

Kjo agjendë e reformave duhet të reformojë administratën. Fokusohet në agjendën jeshile dhe digjitalizimin, ndërsa në privat do të përmirësojnë financat. Gjithashtu përgatitim listë indikativë për zhvillimin ekonomik.

Plani i rritjes është i rëndësishëm për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, dhe të jemi të vetëdijeshëm për fuqitë transformuese, siç është deri më tani lidhur me përmirësimin, Kosova është e gatshme për reforma. Që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova dhe besim dhe marrëdhënia mes vendeve tona, kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokracitë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”

Samiti në Shkup/ Kurti: Kosova e gatshme për reforma

Samiti i Liderëve të Ballkanit në Shkup

Vuçiç: Jemi të hapur për tregun rajonal!