Selena Gomez më në fund po jep përgjigje ndaj historisë virale për bisedën e saj me Taylor Swift gjatë “Golden Globes 2024”, e cila u kap në video në sallën e eventit.
Në fillim u aludua se Selena po u tregonte vajzave se i ka kërkuar një foto Timothee dhe Kylie ka refuzuar. Taylor dhe shoqja e tyre patën mimika për çdo gjë që Selena u tha atyre gjatë eventit.
Pas fjalëve që thanë, Selena reagoi me një koment: “Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e ndokujt.”
Pasi sqaroi se s’ka asgjë me Kylien dhe Timothee, Selena njoftoi se po largohet dhe nga rrjetet sociale, e po shijon dashurinë e re.
“Po largohem nga rrjetet sociale për pak kohë. Po fokusohem tek çfarë vlen vërtetë.”