MENU
klinika

'Biseda' virale në “Golden Globes”

Selena Gomez tregon se çfarë foli me Taylor Swift

10.01.2024 - 13:58

Selena Gomez më në fund po jep përgjigje ndaj historisë virale për bisedën e saj me Taylor Swift gjatë “Golden Globes 2024”, e cila u kap në video në sallën e eventit.

Në fillim u aludua se Selena po u tregonte vajzave se i ka kërkuar një foto Timothee dhe Kylie ka refuzuar. Taylor dhe shoqja e tyre patën mimika për çdo gjë që Selena u tha atyre gjatë eventit.

Pas fjalëve që thanë, Selena reagoi me një koment: “Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e ndokujt.”

Pasi sqaroi se s’ka asgjë me Kylien dhe Timothee, Selena njoftoi se po largohet dhe nga rrjetet sociale, e po shijon dashurinë e re.

“Po largohem nga rrjetet sociale për pak kohë. Po fokusohem tek çfarë vlen vërtetë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Jennifer Aniston te Selena Gomez e Dua Lipa

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq të ‘Golden Globes 2024’