MENU
klinika

Planet e errëta që po thuren brenda Beogradit

Shërbimet sekrete të Serbisë po planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë

06.01.2024 - 13:00

Situata mes Serbisë dhe Kosovës ende nuk është e qetë. Pasi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani deklaruan pak javë më parë se në Serbi po planifikohen sulme të reja kundrejt Kosovës kanë ardhur informacione të tjera tronditëse. Dyshohet se institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga shërbimi sekret serb, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi si dhe Kosovës. Thuhet se burime ndërkombëtare të sigurisë, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës. “Lidhur me këto dyshime, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim. Më qëllim të përhapjes së frikës ndaj opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, shërbimi sekret serb, më 4 janar të këtij viti arrestoi dhe rrahu brutalisht politikanin serb Nikola Sanduloviç. Media të caktuara serbe, filluan që të raportojnë për frikën e serbëve lokalë në Kosovë, në prag të festimit të Krishtlindjes ortodokse serbe, nga “sulmet e mundshme”, duke aluduar te shqiptarët. Institucionet e Kosovës, kanë lejuar vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), me qëllim të festimit të Krishtlindjes ortodokse. Shqiptarët në Kosovë historikisht kanë treguar tolerancë të gjerë ndërfetare, duke festuar së bashku festat fetare dhe uruar komunitetet tjera. Në anën tjetër, qarqet serbe, në vazhdimësi i kanë parë fesat fetare, si një mundësi për të inskenuar raste të ndryshme, me qëllim të provokimit të situatës së sigurisë dhe propagandimit kundër Kosovës.

Sulmet në Veri

Veriu i Kosovës nuk ka qenë i qetë. Para pak ditësh një patrullë policie është sulmuar me armë zjarri. Policia kosovare bëri me dije se gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve policore, disa efektivë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, në fshatin Bube të Zubin Potokut, kanë vënë re lëvizje të dyshimta të disa automjeteve. Sipas një njoftimi për media, në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga personat në fjalë. Ngjarja më e rëndë ishte kur më 24 shtator në orët e para në fshatin Banjskë të Zveçanit sulmohet dhe humb jetën në detyrë zyrtari policorë Afrim Bunjaku pas një sulmi nga një grup terrorist në veriun e Kosovës. Policia e Kosovës iu përgjigj këtij rasti dhe u nis me disa njësi të saj në drejtim të lokacionit ku ra Afrim Bunjaku, për të hasur më pas me një grup të armatosur rëndë të cilët rezistuan për disa orë në Manastirin e Banjskës dhe më pas arritën të arratiseshin në drejtim të territorit serb. Më vonë, Policia konfirmoi vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit terrorist. Më pas Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, prezantojnë në Mitrovicë armatimin e rëndë, automjetet dhe pajisjet tjera ushtarake të përdorura nga grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Sveçla tha se bëhet fjalë për grupe të organizuara, financuara, të mbështetura në të gjitha mënyrat nga Aleksandër Vuçiq dhe instrumentet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bazuar në gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Komunës së Zveçanit, ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Kurti tha se ky sulm ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, ku sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa nga Serbia. Më 6 tetor arrijnë në Kosovë 200 ushtarë britanikë në kuadër të KFOR-it. Dislokimi i trupave britanikë në Kosovë erdhi pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!