MENU
klinika

Heq kriterin e mesatares mbi ‘8’

Shkolla e Magjistraturës lehtëson pranimin për kandidatët

31.01.2024 - 20:35

Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar ditën e sotme se ka hequr kriterin e mesatares mbi 8, për kandidatët pretendues të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025 se:

Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për 5 (pesë) tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 (një) rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Modeli i tezës së fazës së dytë të provimit, dita e parë, është si vijon:

MODEL TEZE (Faza e dytë, dita e parë) kandidatë për magjistratë, këshilltarë, ndihmës ligjorë

Totali i pikëve të çdo teze është 50 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emigracioni dhe politikat e gabuara arsimore

BIRN: Si po zbrazen universitetet

Analiza: Studime të padobishme

A ia ka vlejtur barra qiranë diploma juaj?

Vetëm 7% e studentëve kërkojnë bursë

Dështon skema e degëve prioritare në universitete


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri