MENU
klinika

Hidhnin mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme

Shpërdoruan detyrën, procedohen 4 infermierë në Delvinë

18.01.2024 - 11:27

Delvinë/Procedohen penalisht 4 shtetas që shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.

Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazëtarët e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.