MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok

30.01.2024 - 11:21

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një zyrë avokatie në ish-Bllok në Tiranë.

Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Para grupit hetimor noterja Esmeralda Dauti ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”- njofton policia.