MENU
klinika

Rama në Bavari, komenton marrëveshjen me Italinë

“Shqipëria nuk është zgjidhja për emigracionin e paligjshëm, por…”

18.01.2024 - 19:34

Kryeministri Edi Rama, në Bavari, në një konferencë për media, ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama tha se Shqipëria nuk është zgjidhje për emigracionin e paligjshëm, sepse është vend i vogël dhe nuk ka mjetet, por shtoi se ka mundësinë të japë kontributin e saj.

“Ndihem më i përulur dhe i nderuar se kurrë që jam ftuar si mik nderi nga kolegu im Markus dhe nga grupi i CSU për të pasur këtë moment të jashtëzakonshëm jo vetëm shkëmbimesh, por dhe një ndjesie europiane.

Kemi mijëra shqiptarë që jetojnë këtu dhe ata nuk mund të mos jenë më mirënjohës sesa kaq duke qenë pjesë e ekonomisë dhe komunitetit bavarez.

Kemi folur për tema që kemi diskutuar dhe hedhur në tryezë dhe me kryeministrin tuaj gjatë vizitës në Tiranë, kemi folur për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe mendon të kontribuojë kundër emigracionit të paligjshëm që kemi arritur me Italinë.

Dua të them se Shqipëria nuk është zgjidhja, nuk kemi mjetet. Zgjidhja nuk është në duart as të një vendi të madh, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në zgjidhje. Çdo përpjekje e veçuar mund të sjellë pasoja. Ndaj familja europiane duhet të qëndrojë bashkë dhe të bjerë me një përgjigje të vetme që u përgjigjet brezave të ardhshëm, jo politikë së ditës.

Jemi këtu, duam të jemi pjesë e zgjidhjes. BE është realiteti i vetëm në historinë e hartave me kufij të jashtëm dhe një kufij të brendshëm. Hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri, duhet të dalësh nga BE”, tha Rama.