MENU
klinika

Ja dyshimet e policisë greke!

Shqiptarë të përfshirë në ekzekutimin e mafiozit në Athinë?

15.01.2024 - 12:53

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, ditën e djeshme.

Sipas mendiave greke, policia beson se njeri ose me shume prej ekzekutoreve janë vrasës me pagesë. Dyshimet kryesore janë se ata kane mbërritur nga një vend ballkanik, me gjasa nga Shqipëria.

Hetimet ende po vazhdojnë dhe po kërkohet për ndonjë gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë autorët.

Sipas autoriteteve mësohet se viktima kishte armë të rënda, por nuk ka pasur kohë t’i përdorë, pasi autorët e kishin studiuar shumë mirë planin e tyre dhe nuk përjashtohet mundësia që të kishin bërë prova për të, duke mos i lënë kohë për të reaguar.

Policia njoftoi se në makinën e 44-vjeçarit iu gjet pistoleta e tipit Glock 9 mm, ndërsa në bagazh kishte edhe një kallashnikov me karikatorë dhe një numër të panjohur fishekësh.

Kujtojmë se Zabunis, një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në automjetin e tij. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet i djegur edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezultonte e marrë me qira, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe armët e përdorura në vrasje.

44-vjeçari i kishte shpëtuar një tjetër atentati 3 vite më parë. Por ndryshe nga atëherë, kur autorit iu bllokua arma, këtë herë autorët nuk gabuan. Zabunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobë-vënie.

Ndërkohë që kamerat kanë mundur të fiksojnë momentin kur 44-vjeçari hyn në makinën e parkuar. Pas sekonda më pas, afrohet makina e autorëve. Këta të fundit, dalin jashtë dhe qëllojnë dhjetëra herë drejt makinës së Vangjelis Zabunis. I pamëshirshëm në aktin e tij, një nga ekzekutorët hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se Zabunin ka vdekur.

Policia tha se gjeti 97 gëzhoja në vendngjarje dhe se dyshohet që atentatorët të kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë, që u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9 mm.