MENU
klinika

Akuzohet për shpërdorim detyre

Shtyhet seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

26.01.2024 - 19:05

Është shtyrë seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të zhvillohet më 2 shkurt, ora 09:00.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.