MENU
klinika

Superfuqitë në lojë

Si Deti i Kuq po shndërrohet në “Detin e Gjakut”…

15.01.2024 - 08:00

Pas paralajmërimeve të përsëritura, Shtetet e Bashkuara dhe forcat britanike kanë bërë realitet kërcënimet për t’u hakmarrë kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani për sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Me errësirën “aleate”, ata lëshuan raketa dhe bomba në objektiva në Jemen nga ajri dhe deti gjatë natës së të premtes. Gjatë natës, në Jemen u nisën sulme të rënda ajrore nga koalicioni kundër Houthive, rebelëve pro-iranianë, të cilët në javët e fundit kishin shënjestruar vazhdimisht anijet tregtare në Jemen me dronët dhe raketat e tyre në Detin e Kuq, nëpër të cilin deri vonë kalonte 30% e tregtisë detare botërore. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai urdhëroi kërcënimin në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthis ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. “Nën drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – nënvizoi Biden – kanë kryer me sukses sulme kundër një sërë objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të rrezikuar lirinë e lundrimi në një nga rrugët ujore më vitale në botë.” Pas reagimit të menjëhershëm të Iranit në orët e para të mëngjesit, edhe Rusia dhe Turqia dënuan me fjalë të ashpra operacionin anglo-amerikan. Sipas Erdogan-it, SHBA dhe Britania e Madhe “synojnë ta bëjnë Detin e Kuq një det gjaku”.

Red Sea Tensions; Saudi Wealth Fund Outspends Peers; Dubai Real Estate Slowdown? - Bloomberg

Bota e ndarë

Kremlini, përmes zëdhënësit të tij Dmitry Peskov, i përkufizoi sulmet si “të paligjshme”, dhe një deklaratë nga zëdhënësi i Sergei Lavrov, ministrit të Jashtëm të Moskës, “dënon fuqishëm këto veprime të papërgjegjshme” dhe shton se “një përshkallëzim ushtarak në rajonin e detit të Kuq mund të shkaktojë një destabilizim të situatës në të gjithë Lindjen e Mesme”. Akoma më të ashpra janë fjalët e presidentit turk, Receep Erdogan, sipas të cilit SHBA dhe Britania e Madhe “ synojnë ta bëjnë Detin e Kuq një det gjaku”. “Houthi-t, megjithatë, do të vazhdojnë të përgjigjen me të gjitha forcat që kanë dhe ne kemi burimet tona që na thonë se ata janë përgjigjur dhe do t’i përgjigjen sulmeve”, tha Erdogan, nga ana tjetër. Një zëdhënës i Houthi konfirmoi fjalët e Erdogan dhe kërcënoi: “Nuk është e mundur që ne të mos përgjigjemi ndaj këtyre operacioneve”.

BE hyn në lojë

Bashkimi Evropian po lëviz gjithashtu për këtë çështje: vendet e BE-së do të diskutojnë javën e ardhshme – të martën – dërgimin e një force detare evropiane për të mbështetur mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve Houthi të Jemenit. Projekti ka qenë në studim në Bruksel për disa javë dhe është diskutuar shumë kohë përpara se forcat amerikane dhe britanike të godasin Jemenin, shpjegojnë burimet diplomatike. Propozimi i hartuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian – nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell – parashikon dërgimin e të paktën tre destrojerëve ose fregatave kundërajrore për të paktën një vit. BE-ja do të kërkojë të integrojë koalicionin e udhëhequr nga SHBA, i cili përfshin shumë vende të BE-së dhe tashmë operon në rrugën detare. Ministrat e Jashtëm të BE mund të arrijnë një marrëveshje për krijimin e një misioni të ri në takimin e tyre të ardhshëm në Bruksel, që do të mbahet më 22 janar.

Oil Updates - crude inches higher as traders monitor Red Sea tensions | Arab News

“Delja e zezë”

Por, Italia thuhet se ka refuzuar të marrë pjesë në sulmet e natës të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kundër rebelëve Houthi në Jemen. Dhe kjo sepse Roma, do të preferonte të ndiqte një politikë më “qetësuese” në Detin e Kuq. Megjithatë, një burim në Palazzo Chigi mohoi pohimin e Reuters, duke shpjeguar se Italisë nuk do t’i ishte kërkuar të merrte pjesë në ofensivë. I njëjti burim, i cili nuk deshi të përmendet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha gjithashtu se qeveria italiane do të kishte nevojë për mbështetje parlamentare për të marrë pjesë në çdo aksion ushtarak, duke e bërë të pamundur miratimin e shpejtë të dosjes. Siç deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, sulmet Houthi duhet të ndalen, por pa shkaktuar një luftë të re në rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u shndërrua papritur në një “terren gjuetie”

“Lufta e Ftohtë 2.0” po vjen, nëndetëset superfuqive zbarkojnë në Mesdhe