Me siguri keni dëgjuar për “Poor Things”, filmi më i komentuar i momentit, me regjisor Yorgos Lanthimos, i frymëzuar nga novela me të njëjtin emër e Alasdair Gray, dhe me protagoniste Emma Stone. Filmi është aktualisht duke u shfaqur në kinema dhe duhet thënë që është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika. Deri tani ka marrë disa çmime dhe është në listën kryesore të pretendentëve për “Oscars”.
Por, si pritet të ndikojë ky prodhim kinemtografik në modën e këtij viti? Si fillim duhet përmendur se të gjitha kostumet e këtij filmi janë vepër e Holly Waddington. Që me publikimin e imazheve të para nga xhirimet, u fol shumë për stilin viktorian të bashkuar me disa elemente moderne.
Disa nga elementët që pritet të “vidhen” si frymëzim nga ky film janë:
Ngjyra e verdhë në kombinim me të kaltrën.
Përdorimi i ngjyrës blu në nuancat e qiellit në fustane të ngjashëm me stilin viktorian.
Bluzat me mëngë të fryra në supe, kombinuar me pantallona të shkurtra dhe çizme me një gisht jashtë.
Bluzë me elemente palash.
Fundet me teksturë (jo kaq kinematografik sa në foto).
Fustanet e verdhë me mëngë të fryra.
Xhaketë fustan e zezë, kombinuar me çizme të gjata të zeza.
Për ata që janë kuriozë, historia e “Poor Things” ka në qendër një vajzë që quhet Bella (Emma Stone) e cila lind në 1880-ën nga një eksperiment shkencor. Filmi ëshhtë një kombinimi mes epokës viktoriane dhe e elementeve fantastiko-shhkencor.