Guvernatori i Bankës izraelite paralajmëroi Netanyahun se zgjatja e luftës do të sjellë pasoja tepër negative për vendin, nëse nuk reagohet menjëherë për të bërë disa ndryshime thelbësore në buxhet.
Guvernatori i Bankës qendrore të Izraelit, Amir Yaron, ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të ‘frenojë’ shpenzimet nga buxheti i shtetit këtë vit pasi vetëm kështu do të mund ta përballonte koston e luftës prej 210 miliardë dollarësh.
Ai i kërkoi Netanyahut që të bëjë shkurtime në kabinetin e tij, madje sugjeroi që të shkrijë disa ministri të tepërta të cilat janë thjeshtë fiktive dhe rëndojnë buxhetin e shtetit.
“Do doja të thoja sa më qartë që të jetë e mundur: të mos veprosh tani për të rregulluar buxhetin nëpërmjet shkurtimeve të shpenzimeve, heqjes së ministrive të tepërta dhe rritjes së të ardhurave në funksion të nevojave të luftës pasi mund t’i kushtojë ekonomisë shumë më tepër në të ardhmen.
Në tregje, efekti i reagimit negativ nuk është gjithmonë linear. Është e vështirë të parashikohet se kur do të ndodhë pika e përkuljes, kur tregjet do ta riçmojnë këtë rrezik, por në masën që këto rregullime nuk bëhen, dhe probabiliteti për këtë rritet”, tha guvernatori.
Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi grupi militant palestinez nisi një sulm shkatërrues mbi vendin më 7 tetor, me militantët që vranë 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë, dhe morën peng 240 të tjerë.
Izraeli ka zhvilluar një fushatë të egër sulmesh tokësore në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 21,800 njerëz, sipas zyrtarëve palestinezë, si dhe ka zhvendosur më shumë se 1.9 milionë nga 2.3 milionë banorët e saj dhe duke i bërë pjesë të mëdha të enklavës të pabanueshme.
Yaron tha se banka qendrore vlerësoi se duke supozuar se ndikimi ekonomik i luftës vazhdoi të ndihej gjatë gjithë vitit 2024 dhe luftimet ishin të përqendruara kryesisht në Gaza, kostoja për buxhetin e shtetit të Izraelit do të arrinte rreth 210 miliardë Shkak (monedha izraelite).
Ai shtoi se ndërsa ekonomia kishte filluar të rikuperohej nga tronditja fillestare e luftës (e cila detyroi mbylljen e bizneseve në zonën përreth Gazës dhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin) procesi ishte “i paplotë”, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Guvernatori i Bankës izraelite paralajmëroi Netanyahun se zgjatja e luftës do të sjellë pasoja tepër negative për vendin, nëse nuk reagohet menjëherë për të bërë disa ndryshime thelbësore në buxhet.
Duke i sugjeruar kështu krzeministrit izraelit, që të heqë disa para të destinuara për tu investuar në një sektor të caktuar, në mënyrë që të ketë mundësi të financojë luftë.
“Ekonomia izraelite është e fuqishme dhe ka karakteristikat e nevojshme për të ecur perpara edhe gjatë zhvillimit të luftës. Megjithatë, kjo nuk ndodh më vete. Ashtu si në shumë raste të tjera në jetë, ajo që shtyhet tani përfundon duke kushtuar shumë më tepër dhe kërkon më shumë përpjekje dhe dhimbje më vonë.
Prandaj, ajo që nevojitet tani është një buxhet i përgjegjshëm që kërkon vendime që nuk janë të lehta sa i përket prioriteteve”, u shpreh guvernator