MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta dallojmë që dikush vuan nga dispnea?

20.01.2024 - 07:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund ta dallojmë që dikush vuan nga dispnea?

Mjeku: Dispnea nënkupton vështirësinë në frymëmarrje. Insuficenca kardiake është patologjia kadiake që shkakton një dispne dispneakronike. Insuficenca kardiake është një patologji gjatë të cilës zemra është e paaftë për të pompuar gjak mjaftueshëm konform kërkesës për një funksion normal të trupit.

Ndër simptomat që ajo shkakton, janë: vështirësia në frymëmarrje në sforcim fizik, enjtje të këmbëve, fryrje abdominale nga akumulimi i ujit në inde, një ndjenjë lodhjeje kronike, si edhe vështirësi në frymëmarrje në pozicionin shtrirë, dhe dëshira për të fjetur me shumë jastëk. Kujdes duhet të kenë personat që gërhasin kur flenë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaqet, simptomat dhe rreziqet

Hemoptoja, çfarë tregon kolla me gjak