Më 2 janar nënkryetari i Hamasit, Saleh al Arouri u vra në një sulm me dron në kryeqytetin e Libanit. Vrasja ngre rrezikun e mundshëm të përhapjes së luftës në Gaza përtej enklavës palestineze.
Arouri është lideri i parë i lartë politik i Hamasit që vritet që nga sulmi i Izraelit në Gaza, dhe tashmë incidenti ka çuar në betimet për hakmarrje nga Hamasi dhe aleatët e tij.
Ushtria e fuqishme e Hezbollahut në Liban e paralajmëroi Izraelin kundër kryerjes së ndonjë atentati në territorin libanez, duke thënë se do të kishte një “reagim të ashpër”.
Hezbollahu dhe Izraeli tashmë kanë shkëmbyer zjarr të përditshëm përtej kufirit që nga fillimi i luftës.
Por dje grupi tha se kishte shënjestruar një grup ushtarësh izraelitë në afërsi të Marj me raketa pas vrasjes së Arourit.
Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, një mbështetës kryesor i Hamasit dhe Hezbollahut, tha se vrasja “pa dyshim do të ndezë një rritje tjetër në venat e rezistencës dhe motivimin për të luftuar kundër pushtuesve sionistë, jo vetëm në Palestinë, por edhe në rajon dhe mes të gjithë lirikërkuesve në mbarë botën”.
Qindra palestinezë marshuan nëpër rrugët e Ramallah dhe qytete të tjera në Bregun Perëndimor për të dënuar vdekjen e Arourit, duke brohoritur “Hakmarrje, hakmarrje, Qassam!”
Ndërkohë Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.