Emmanuel Macron: president francez, burrë shteti dhe së fundmi edhe gjermanisht folës. Macron i impresionoi dhe i befasoi të gjithënë parlamentin gjerman të hënën, duke mbajtur një eulogji për Wolfgang Schäuble kryesisht në gjermanisht, për të cilën i nevojiteshin vetëm disa orë praktikë, sipas mësuesit të tij gjerman. Presidenti francez ishte ftuar në Bundestag për të përkujtuar Schäuble-n, ish-ministrin gjerman të financave që ndërroi jetë në fund të dhjetorit në moshën 81-vjeçare. Schäuble, i cili ishte shpesh në kontakt me Macron-in, kishte kërkuar që lideri francez të fliste si pjesë e ceremonisë. Kështu që Macron përdori mundësinë për të bërë diçka që presidentët francezë e bëjnë jashtëzakonisht rrallë: t’i drejtohen audiencës gjermane në gjermanisht. Hera e fundit ishte Charles de Gaulle në Ludwigsburg në 1962. Presidenti ishte praktikuar vetëm pak, tha Frank Groninger, një mësues i gjuhës dhe kulturës gjermane në ministrinë e jashtme franceze që trajnoi Macron. Groninger tha se Macron kishte “disa njohuri paraprake” të gjuhës, pasi e kishte studiuar atë në shkollë dhe universitet. Ai gjithashtu kishte praktikuar me presidentin në përgatitjen e një vizite shtetërore në Gjermani korrikun e kaluar. I pyetur nëse ai i kishte mësuar gjithashtu Macronit të përzemërt dhe emocional se si të kuptonte më mirë kancelarin e ftohtë dhe të rezervuar të Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilin presidenti francez është përplasur vazhdimisht dhe madje ka anuluar një konferencë të përbashkët në vitin 2022, Groninger qeshi. “Tani i takon Gjermanisë që të gjejë një mësues për Scholz-in. Franca ka bërë pjesën e saj”, tha ai.
Analiza
Si po kërkon Macron të “shkrijë akullin” me Scholz…
24.01.2024 - 14:28
Çfarë tregojnë sondazhet
Norvegjia drejt anëtarësimit në BE, rritet numri i qyetatëve që janë pro
200 pikat kyçe ku mund të godasin
SHBA e ka gati planin për “t’i prerë kokën” Rusisë
Si fshihet dora e SHBA-së pas vendimit
“Dorëzohet” Izraeli, bie dakord për një armëpushim me Hezbollahun
Trump nuk humb kohë!
Tre shtete janë zyrtarisht në luftë tregtare me SHBA
Miratohet sot Komisionin e ri!
Analiza e DW: Gati kthesa politike djathtas në Parlamentin Evropian?
“Askush s’do të fitojë në një luftë tregtare”