MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të parandaloj episodet astmatike në dimër?

17.01.2024 - 10:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të parandaloj episodet astmatike në dimër?

Mjeku: Sipas ekspertëve, hapi i parë drejt parandalimit është që të merrni ilaçet ekzistuese me përpikmëri. Së dyti, duhet të qëndroni sa më larg njerëzve që janë të sëmurë me grip ose janë të ftohur. Lani shpesh duart me ujë të ngrohtë e sapun. Shmangni prekjen e fytyrës dhe hundës me duar të palara. Rrisni nivelin e lagështisë në shtëpi, Ushqehuni shëndetshëm dhe sigurohuni të merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.